Moti do të përkeqësohet nga mbrëmja e së hënës, pasi një stuhi e motit të keq me emrin “Bogdan” që prek Italinë do të lëvizë drejt rajonit të jugut.
Nga orët e mbrëmjes në zonat jugut të vendit tonë priten reshje të dendura shiu dhe stuhi , të cilat pritet të vazhdojnë deri në mesditën e së martës. Shira dhe stuhi lokale priten fillimisht në pjesët e detit Jon dhe në pjesën jugore të Shqipërisë të cilat gradualisht do të shtrihen në pjesët e tjera të Jonit, pjesën perëndimore dhe ndoshta në Peloponezin Veriperëndimor.
Harta e mëposhtme tregon reshjet kumulative të pritura gjatë ditës së hënë 26/09 deri në mesditën e së martës 27/09 dhe përmbledh zonat kryesore me rrezik të lartë.