Rritja e çmimit të energjisë/ Meta: ERE të thërritet urgjent në Kuvend, duhet të japë sqarime

Shqipëria

Rritja e çmimit të energjisë/ Meta: ERE të thërritet urgjent në Kuvend, duhet të japë sqarime

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:05
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të ERE-s për vendosjen e fashës deri në 800 kËh në muaj.

Në një dalje për media, Meta tha se ERE duhet të thërritet urgjent në seancë plenare për të dhënë sqarime.

Vendimet e fundit të ERE, me të drejtë kanë sjellë një impakt tepër negativ, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga përfaqësuesit të sipërmarrjes dhe biznesit në vend, ndaj jam sot këtu për të shprehur mbështetjen më të plotë të kërkesës së konfindustrias për Kuvendin e Shqipërisë për të thirrur në seancë urgjente ERE pikërisht për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë dhe problematikat e menaxhimit të sistemit për periudhën 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022.

Ky ent e ka për detyrë ligjore të sqarojë në mënyrë profesionale para Kuvendit arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjetik që kanë çuar në pranimin e  plotë të propozimit të qeverisë për rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike”, tha Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat