Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot mbledhje të Kryesisë së Partisë Socialiste. Takimi do të nisë në orën 18:00 në selinë rozë.
Panorama.al mëson se pjesë e diskutimeve do të jetë organizimi për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.
Fillimisht do të diskutohet procesi i zgjedhjes së kandidatëve për bashkitë e vendit. Kujtojmë se kryeministri Rama ka deklaruar se vetëm kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka të drejtë për rikandidim.
Një pikë tjetër e rëndësishme është caktimi i datës së mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, si dhe ndryshimet për drejtuesit e qarqeve.
Së fundmi, pjesë e mbledhjes do të jetë edhe nisma për dekomunistizimin.