Berisha: U ula qëllimisht në krahun e socialistëve, për tu treguar se kush është opozita

Shqipëria

Berisha: U ula qëllimisht në krahun e socialistëve, për tu treguar se kush është opozita

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 17:42
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët e Gramshit, ka sqaruar episodin e së enjtes në seancën plenare, ku ai u ul në krahun e deputetëve socialistë.

Berisha tha se ulja e tij në ndenjëset e socialistëve ishte e qëllimshme, për tu treguar rilandasve se opozita është zëri i vërtetë i qytetarëve dhe forca e vetme politike që trajton shqetësimet dhe problemet e shqiptarëve

“Ndaj dhe një ditë në parlament, jo pa qëllim u ula në krahun e deputetëve socialistë. Jua thashë në platformë. U ula këtu për t’ju thënë socialistëve se; zërin e vërtetë tuajin e përfaqësojmë ne që trajtojmë problemet e mëdha të qytetarëve shqiptarë.

T’ju bëj një pyetje juve? Çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth? Vodhi votat dhe ja mbathi.”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat