Murati: Deri tash kemi subvencionuar rrymën me 60 milionë euro – për këtë e kemi më lirë sesa në Shqipëri

Shqipëria

Murati: Deri tash kemi subvencionuar rrymën me 60 milionë euro – për këtë e kemi më lirë sesa në Shqipëri

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se subvencionimi i Qeveisë për rrymën ka ndikuar që energjia elektrike të jetë më e lirë sesa në Shqipëri.

“Nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë alukuar 60 milionë”, ka thënë Murati gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e KosovësAi është zotuar se premtimi i Qeverisë do të përmbushet në tërësi.

“Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KWh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent.

Po ashtu ai tha se edhe tarifat mbi 800 KWh në Kosovë janë më lirë sesa në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat