Analisti Artur Zheji ka komentuar tërheqjen e kryeministritn në lidhje me fashën 800 KW.
Në emisionin ‘Pikat mbi i”, Zheji ka thënë se një kryeministër me të gjitha presionet, kur bën një tërheqje është për t’u përshëndetur.”
Por, sipas kryeministri mendon se i di të gjitha.
“Padiskutim që stafi i kryeministrit, adhuruesit e tij mendojnë se a i di të gjitha. Sheh ëndrra ka komunikime ekstra natyrale, këto gjëra në një shtet më serioz si i joni dalin staf specialist, jemi shumë piktoresk si shtet. Pasioni i kryeministrin për të dhënë çokollatën e lajmit të mirë e shohim kur do ai tremb popullin dhe kur do jep çokollata të gëzueshme. Xhaxhi kryeministër, ose jep disa shpulla, ose kur populli sillet mirë, jep disa çokollata. Nuk mund të vazhdojmë në këtë formë. Rama nuk është në atë moshë që të ndjehet baba i të gjithëve. Në botë nuk ndodh kështu”, tha ai.