Kryeminsitri Rama në një komunikim online me qytetarët sot ka treguar aryset se përse u hoq fasha mbi 800 kw.
Rama: Vendosëm ta shtyjmë për 2 arsye; elementi i para janë reshjet. Kemi pasur reshje shtuar kuotat në hidrocentrale.
Element i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë më e ulët se parashikimi.
Kështu që ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë.
Nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse reshjet do të vazhdojnë ne do ta kalojmë pa asnjë problem. Në nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat. Kjo është objektive.