Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë urës së Kardhiqit në aksin Tepelenë-Gjirokastër.
Raportohet se një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një Ford, ku udhëtonin dy persona.
Drejtuesi i Ford dhe pasagjerja në mjet mësohet se kanë mbetur të lënduar nga aksidenti.
Në fotot shihet Fordi-i që është shkatërruar nga përplasja e fortë me mjetin e tonazhit të rëndë.