Një 21 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Laç pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri gati për qitje.
Me finalizimin e operacioni të koduar "Gjurmimi" policia arrestoi shtetasi D.K. i cili sapo pa policinë ka hedhur armën.
"Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 21 vjeç, banues në Laç, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit", pasi u kap afër banesës së tij, me një armë zjarri pushkë me vete, të cilën e ka hedhur sapo ka parë punonjësit e Policisë," njoftoi policia.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë dhe një krehër me 30 fishekë luftarakë në të.