Kryemadhi sfidon Ramën të përgjigjet publikisht: A e ka referuar në Prokurori Qeveria rastin e 3 Inceneratorëve dhe Klodian Zoton?

Shqipëria

Kryemadhi sfidon Ramën të përgjigjet publikisht: A e ka referuar në Prokurori Qeveria rastin e 3 Inceneratorëve dhe Klodian Zoton?

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:31
Monika Kryemadh

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi i ka drejtuar një pyetje publike kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e sotme u shpreh se ka referuar në prokurori të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje, apo të abuzimeve.

Por Kryemadhi ka kërkuar nga Rama t’i përgjigjet publikisht nëse ka referuar në prokurori rastin abuzim të 3 inceneratorëve dhe të Klodian Zotos.

Deputetja e Partisë së Lirisë ka sfiduar kryeministrin, teksa i bën thirrje që të bëjë transparencë.

“Një pyetje shkurt që duhet t’i përgjigjet KM :  A i ka referuar Qeveria Shqiptare 𝟯 𝗶𝗻𝗰𝗲𝗻𝗲𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿ë𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗞𝗹𝗼𝗱𝗶𝗮𝗻 𝗭𝗼𝘁𝗼𝗻 në prokurori për evazion fiskal ?

E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM.  Përgjigju publikisht nëse mundesh…me qene se lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë”, shkruan Kryemadhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat