Lirohet nga burgu në Itali Ilir Rustemi, vëllai i Safet Bajrit, raporton News24.
Ilir Bajri u ekstradua në Itali në mars të këtij viti, pasi ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
News 24 raporton se Bajri ka mbërritur në Shkodër 3 javë më parë.
Kush është Ilir Rustemi (Bajri)
Me 4 gushtit të vitit 2006, Ilir Bajri Ilir akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.
Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët.
Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë.