Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka dale me nje sqarim pasi u raportua se ka ndodhur nje vjedhje me armë të një shume parash, në një banesë, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.
Sipas policise, “në fshatin Kosmaç nuk ka ndodhur vjedhje me armë, por më datë 25.09.2022 ka patur një vjedhje që është denoncuar nga vetë i zoti i banesës, i cili ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur vjedhja, në banesë nuk ka qenë asnjë person.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se autorët e vjedhjes i ka parë në momentin që janë larguar nga banesa dhe nuk ka vënë re që të kenë patur armë me vete”.
Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.