Një zjarre ka rënë pasditen e kësaj të hëne në kodrat e fshatit Zvërnec, në afërsi të urës që lidh ishullin.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Aty janë gjithashtu edhe tetë punonjës zjarrfikës, të përhapur në zonë.
Zjarri është duke djegur ullinj si dhe pemë frutore që ndodhen në fshatin e Zvërnecit.