Qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë me subvencione konsumatorët familjarë që dëshirojnë të jenë pjesë e projektet për panelet diellore për ngrohjen e ujit, me qëllim të kursimit dhe uljen e konsumit të energjisë elektrike.
Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka ftuar qytetarët për aplikim, në mënyrë që ata të mund të përfitojnë nga subvencionet qeveritare.
“Çelet thirrja e parë për programin e ri të qeverisë për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura juaj mujore e energjisë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE do të menaxhojë këtë proces”, ka shkruar Rama.