Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, priti në zyren e tij në selinë e PD, Kryetarin e sapo zgjedhur të Forumit Rinor, Besart Xhaferri.
Berisha i uroi Xhaferrit suksese në këtë përgjegjësi të re.
Në procesin e administruar nga FRPD, garuan 6 kandidatë. Morën pjesë 9470 votues në 62 qendra votimi. Besart Xhaferri u shpall fitues me 5256 vota.