Kriza në PD, Patozi tregon çfarë po ndodh me situatën e brendshme në PD

Shqipëria

Kriza në PD, Patozi tregon çfarë po ndodh me situatën e brendshme në PD

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:19
Astrit Patozi,

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, krizën, ndarjen në dy grupe.

Sipas tij primaret nuk janë zgjidhje, edhe pse janë praktikuar deri më tani.

Këtë deklaratë e ka bërë, duke argumentuar se lufta në parti vazhdon, ndrëkohë që në PD janë trumbetuar primaret, janë bërë zgjedhje të brendshme, prej të cilave Sali Berisha u rizgjodh në krye të PD-së.

Në emisionin “Breaking” në "Top News" ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se primaret nuk do ta bashkojnë opozitën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat