Nafta kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit, Salianji: Qeveria me dy standarte për zbatimin e ligjit

Shqipëria

Nafta kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit, Salianji: Qeveria me dy standarte për zbatimin e ligjit

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:32
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nga Kryesia e Kuvendit ka adresuar rastin e futjes së naftës kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit.

Salianji e akuzoi qeverinë për mbajtjen e dy standarteve sa i përket zbatimit të ligjit. Ai u shpreh se policia tregohet e fortë për çdo shishe plastike që futet në vend kontrabandë dhe autorët bëhen publikë me emra, por i njëjti standart nuk ndiqet me anijet kontrabandë.

Salianji tha se u është drejtuar me një letër ministrisë së Financave, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Doganave për futjen e naftës kontrabandë nga Libia.

Por ajo që ka marrë, tha ai, është një hedhje të përgjegjësisë nga njëra drejtori në tjetrën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat