Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në takim ambasadoren e re të Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg.
“Vitet e fundit bashkëpunimi është intensifikuar në shumë fusha: politike, ekonomike, kulturore, turizëm, mbrojtje etj.”, theksoi Nikolla.
“Shqipëria do të vijojë misionin e saj si lider rajonal në luftën kundër antisemitizmit”, shtoi Nikolla.
Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se, “Shqipëria dhe Izraeli po bashkëpunojnë për mbrojtjen dhe përballimin e terrorizmit kibernetik”.
“Siç edhe diskutuam gjatë takimit të 14 shtatorit në Jeruzalem me Kryetarin e Knessetit, Mickey Levy, bashkëpunimi parlamentar do të nxisë bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve dhe dy popujve tanë”, u shpreh Nikolla.