Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Kardhiq-Delvinë.
42-vjeçari Enton Ndini, personi që shihni në foto, teksa drejtonte një motor humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Përplasja ka qenë fatale pasi 42-vjeçari nga Saranda, ka humbur jetën në vendngjarje. Ende nuk dihet se çfarë shkaktoi humbjen e kontrollit për 42-vjeçarin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.