Flakët e zjarrit shkrumbojnë një magazinë bujqësore në Petrushë të Pogradecit.
Në vendngjarje shkuan dy zjarrfikëse nga Pogradeci dhe një nga Maliqi. Dëme në njerëz nuk ka, por dëmi material është i madh pasi asgjë nuk mbeti brenda magazinës së përfshirë nga flakët.
Bëhet fjalë për një magazinë të grumbullimit frigoriferik në pronësi të H.S., që ndodhet afër nënstacionit elektrik, që nuk u rrezikua falë ndërhyrjes së shpejtë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet.