Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur në Tiranë, për një takim dy ditor Grupin Informal të Punës për Dokumentacionin dhe Çështjet e tjera Procedurale të Këshillit të Sigurimit (IWG).
Sikurse shkruan në një njoftim në Facebook, Xhaçka ka shprehur shqetësimin se "Me agresionin e paprovokuar rus kundër Ukrainës, më shumë se kurrë është e nevojshme reforma në Këshillin e Sigurimit të OKB-së".
Ministrja Xhaçka ka theksuar me këtë rast se "Shqipëria është e përkushtuar të punojë me partnerët e saj për ta bërë Këshillin e Sigurimit të OKB-së më efikas,
më fleksibël dhe më të përgjegjshëm në mënyrë që të kryejë misionin e tij si një mbrojtës i paqes dhe sigurisë në botë".