Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë sot publike një foto me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur ditën e djeshme në Pragë.
Ajo që vihet re është komenti i Ramës që shoqëron foton. Ai shkruan: “Kundër s’ka, miratohet”, si një shenjë për dakordësinë e arritur midis liderëve evropian për nismën e re të Komunitetit Politik Evropian, si një ide e presidentit francez.
Pas takimit Rama nga Praga është shprehur se Evropa ndodhet në prag të një lufte të mundshme, siç do të ishte Lufta e Tretë Botërore.
Për këtë arsye, Kryeministri Rama ka shprehur hapur mbështetjen e Komitetit Politik Evropian pasi thekson se politika e tërë është shtysë e një rruge të re bashkëjetese.