29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 561 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në në Shqipëri.
16 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamzë, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër.
Sipas Ministrisë së Shdëndetësisë, janë 344 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.