Vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit deri në orët e pasdites.
Më pas pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë, por më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Verilindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.