Një zjarr masiv ka nisur pak minuta më parë në Stjar të bashkisë Delvinë.
Zjarri ka rënë në vendin e quajtur Matomarë.
Burimet bëjnë me dije se reparti zjarrfikës i Delvinës dhe i Finiqit ndodhen pranë vatrës së zjarrit dhe po punojnë për shuarjen e tij.
Ndërkohë, nga zjarri mësohet se janë djegur shumë rrënjë ullinj.