Numri i infektimeve në Shqipëri mbetet i ulët, pasi janë regjistruar 22 persona pozitivë me Covid-19 gjatë orëve të fundit.
Gjithsej janë kryer 348 testime, ndërsa personat e infektuar janë në këto bashki:
10 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 1 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Dibër, Tepelenë.
Gjithsej janë 342 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë dhe në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 24 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,417 që nga fillimi i epidemisë.