Opozita kishte një kartolinë me kritika për Akademinë e Shkencave ne 50 vjetorin e krijimit.
Sali Berisha sulmoi ashpër institucionin e drejtuar nga Skënder Gjinushi për falsifikim të historisë.
“Sot, në këtë 50-vjetor, pasardhësi i nomenklaturës së vjetër, mbajti një fjalim, në të cilin vazhdoi falsifikimin e turpshëm të historisë. Nga kjo akademi, që sot Rama i thur sot lavde, asaj dhe etërve të tij, u elaboruan falsifikimet më monstruoze të historisë sonë kombëtare. Nga kjo akademi, u hyjnizuan antivlerat. Në veprat e saj spikati mashtrimi, në shumë prej tyre, spikati glorifikimi i të keqes dhe diktatorit. Akademia është bashkëfajtore, bashkëpërgjegjëse për tiraninë hiperkolektiviste që vendosi diktatori Enver Hoxha në Shqipëri. Tirani, e cila erdhi si rezultat i hiperkolektivizmit total“, tha Berisha.
Viktimë e Akademisë së Shkencave në analizën e Sali Berishës nuk ishte vetëm historia kombëtar, e por edhe gjuha shqipe që mori goditje fatale sipas tij në Kongresin e Drejtshkrimit.
“Në atë Kongres u firmos arkivimi i të gjitha krijimeve të pavdekshme të rilindësve, Fishës, Mjedës, të shkrimtarëve të Kosovës. Vetëm e vetëm sepse duhej të goditej dialiekti i zonës armike, duhej të goditës gjuha liturgjike dhe sot gjuha shqipe vuan pasojat më të rënda të Kongresit marksist të drejtshkrimit të vitit 1972”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha akuzoi drejtuesin e Akademisë Shkencave Skënder Gjinushi për ushtrim të detyrës në shkelje te Kushtetutës pasi Presidenti i kohës Ilir Meta refuzoi dekretimin e tij.