Shqipëria qëndron krah Ukrainës dhe dënon sulmet e fundit ndaj saj. Ky është qëndrimi i ministrisë së jashtme për luftimet në Ukrainë. Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka tha në takimin me sekretarin e shtetit francez se ky terror që po bën Rusia nuk do të funskionojë.
“Kjo është natyra e vërtetë e luftës së Rusisë dhe Putinit kundër Ukrainës. Brutaliteti dhe terrori nuk e kanë ndihmuar aspak Rusinë përballë rezistencës heroike të Ukrainës. As këtë herë nuk do të ndodhë”-thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Diskutuam për integrimin e Shqipërisë në BE Kjo është natyra e vërtetë e luftës së Rusisë dhe Putinit kundër Ukrainës. Brutaliteti dhe terrori nuk e kanë ndihmuar aspak Rusinë përballë rezistencës heroike të Ukrainës. As këtë herë nuk do të ndodhë. Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës ndaj këtij agresioni të paligjshëm.