Hakerat kanë në dorë një databazë me të dhënat sekrete të Policisë së Shtetit “Deep Sea” që përmban informacione për 100 mijë individë të ndryshëm të regjistruar në këtë sistem.
Mbrëmjen e sotme ata kanë nxjerrë në shitje databazën në këmbim të 0.5 bitcoin duke bërë një njoftim në kanalet e tyre të komunikimit në telegram.
Në deklaratën e tyre thuhet se kjo databazë ka të dhëna për çdo person me histori kriminale duke përfshirë informacione specifike dhe kontakte aktuale të tyre.
Njoftimi i shpërndarë nga hakerat
Kutia e Pandorës është hapur.
Qeveria arrogante vazhdon të mohojë në mënyrë të dëshpëruar të vërtetën.
“Deep Sea” përfshin të gjitha informacionet e mundshme për çdo person me ndonjë histori kriminale. Ai përfshin informacione të hollësishme të historisë, vendndodhjen dhe kontaktet aktuale të njohura, raporte të detajuara të bëra nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione të këtyre agjentëve të policisë.
Rreth 100,000 emra janë në këtë sistem, të dhënat e pasaportës dhe informacionet e udhëtimit janë bashkangjitur gjithashtu.
Përmban më shumë se 20 baza të të dhënave të vogla brenda
Kontaktoni @HomelandJustice për të blerë