Sindikata e pedagogëve në Shqipëri ka paralajmëruar protestën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e premte në orën 11:00 pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.
Kreu i Sindikatës, Aleksandër Kovaçi u shpreh se pedagogët janë të vendosur të mbështesin kërkesat e drejtuara ndaj Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit
“Sindikata është e vendosur të mbështesë kërkesat e drejtuara ndaj Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit. Sindikata e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit të gjendjes. Vendimi i sindikatës është i qartë, tarifat e studentëve duhet tu kthehen atyre pas. Ditën e premte në orën 14:00 protestojmë para universitetit të Arteve në Tiranë, ftojmë çdo koleg në universitete shqiptare”, deklaroi kreu i sindikatës.
Ata iu bërën thirrje edhe studentëve t’i bashkohen protestës, pasi 8% e rritjes së pagës së tyre do merret nga universitet.
“Ne presim studentët në protestë, kjo pasi 8% do merret nga universitet. A pranojnë studentët që nga tarifa e tyre të përdoret për të paguar pedagogët. Ne duam që studentët me tarifat e tyre të kenë të mira në universitetet e tyre, të kenë biblioteka etj. Po mbyllen degë, po ne do mbyllim dhe universitetet nëse vazhdon me këtë lloj politike. Ne kemi kërkuar 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht. Më datë 14 do marrim një vendim, ne këtë lëvizje e kemi me studentët dhe për studentët, që të kemi një arsim të lartë cilësor. Mund të negociojmë kohën këtë vit, 30 % ka qenë negocimi, se ne e kishim 50 % e ndamë. S’është shumë, është thjesht 15 mln euro, ne po ndërtojmë rrugë me 21 mln euro. Qeveria ka mundësi të investojë”- tha Kovaçi.