Simpatizantë të partisë demokratike në elbasan, por dhe qytetarë protestuan këtë të martë kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Protestuesit u mblodhën në sheshin “Gensher”, ku në shenjë simbolike fikën makinat duke bllokuar bulevardin kryesor.
Tubimit iu bashkua edhe nënkryetari i PD, Luçiano Boçi si dhe krerët e degëve.
Ata kërkuan uljen e çmimit të naftës dhe benzinës, ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të protestave.