Qesja me granata në parkingun e lokalit/ Kamerat e sigurisë nuk kanë kapur asgjë, detaje nga grupi hetimor

Shqipëria

Qesja me granata në parkingun e lokalit/ Kamerat e sigurisë nuk kanë kapur asgjë, detaje nga grupi hetimor

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Policia nuk ka mundur ende të identifikojë personat që lanë qesen me katër granata në parkingun e  lokalit në zonën e Kombinatit.

Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë nuk kishin fushëpamje deri në vendin ku u gjet qesja me granata. Policia është duke kqyrur edhe kamera të tjera të biznesit, për të parë nëse ndonjë person me precedent apo i skeduar të ketë kaluar përreth perimetrit të lokalit, çka do të lehtësonte punën e tyre për të gjetur poseduesit.

Ndërkohë, dyshimet e grupit hetimor lidhen me faktin se pranë lokalit ka pasur patrulla policie në lëvizje, çka ka bërë që personat që i kishin ato t’i linin aty për t’u shpëtuar kontrolleve.

Fillimisht granatat dhe kapsollët detonatorë u gjetën nga pastruesja e biznesit, e cila pasi hapi qesen dhe pa granatat, lajmëroi pronaren e biznesit dhe më pas policinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat