Gentian Goskova dhe Ervis Kosova, do të merren të pandehur pasi tentuan në manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtëisë, Luftar Reçi.
SPAK njoftoi sot mbylljen e hetimeve, në bashkëpunim me BKH, dhe dërgimin në gjykatë të dosjes. Ndaj dy të pandehurve, SPAK ka ngritur akuzën e “korrupsionit aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim.
Në njoftimin shpërndarë mediave, thuhet se: Nga hetimi i deritanishëm ka provuar se të pandehurit Gentian Goskova i njohur me pseudonimin (Reqi) dhe i pandehuri Ervis Kosova, në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme (deklarime të marra në funksion të procedimit penal nr.252/2020), duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të parashikuara nga nenet 312-25 i Kodit Penal.
Sipas SPAK Goskova ka tentuar të korruptojë dhe manipulojë dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar për një sërë vrasjes të bujshme në vend si edhe për emra të njohur të botës së krimit.