Gjykata e Lezhës dënoni me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathin, i cili vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij, 65-vjeçar, Lek Lekgjonaj.
I riu u shpall fajtor për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje pa leje e armëve dhe municioneve luftarak”.
Përvathi u dënua me 12 vite burg, maksimumin e parashikuar nga ligji, por përfitoi ulje me 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe moshës.
Organi i akuzës arriti të provojë se Florian Përvathi e kreu krimin me paramendim, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë, në vitin 2009.
Sipas prokurorisë, 17-vjeçari e kishte siguruar armën e zjarrit tip pistoletë në Shkodër një vit para se të kryente krimin. Ngjarja ndodhi mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës.