Merret vendimi/ Lihet në burg ish-gjyqtarja e njohur

Shqipëria

Merret vendimi/ Lihet në burg ish-gjyqtarja e njohur

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Është lënë në fuqi vendimi për ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha.

“Deklarimin fajtor të të pandehurës E.H., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe bazuar në nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.

– Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.H., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit data 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës E.H. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.”- thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat