Eksperti i kriminalistikës: Para se të largohej, Gledis Nano i dërgoi SPAK një listë me punonjës të policisë!

Shqipëria

Eksperti i kriminalistikës: Para se të largohej, Gledis Nano i dërgoi SPAK një listë me punonjës të policisë!

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 00:00
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar mbrëmjen e sotme se pak ditë para largimit nga posti i kryepolicit, Gledis Nano i ka dërguar SPAK një shkresë për hetim.

Ai u shpreh në ABC se Nano ka kërkuar hetim për disa persona në Policinë e Shtetit që dyshohet merrnin pagesë me listë nga krimi i organizuar.

“Para se të largohej Gledis Nano ka dërguar një shkresë në SPAK. Ka kërkuar hetim për persona të policisë së shtetit që marrin listëpagesa nga krimi. Ajo shkresë është një kuti pandore. Kjo do të thotë që ai ka pasur një dedikim të madh për luftën kundër korrupsionit që nuk duhet ta bënte vetëm ai.

Tani ne kemi 100 policë të certifikuar por kemi të tjerë që flenë me bandat. Disa prej tyre që janë druri i shtrembër i policisë së shtetit na kanë humbur besimin në publik te policia e shtetit. Duhet vetting për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gledis Nano është një viktimë e situatave në Policinë e Shtetit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat