​Ekzekutohen me armë zjarri babë e bir në Klos, plagoset një tjetër

Shqipëria

​Ekzekutohen me armë zjarri babë e bir në Klos, plagoset një tjetër

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Klos të Shqipërisë, ku janë ekzekutuar me armë zjarri 17-vjeçari Danjel Hasula dhe babai i tij Eglantin Hasula.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit, ku pa breshërisë së plumbave Danjel Hasula, humbi menjëherë jetën.

Ndërsa babai i tij, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë një tjetër person ka mbetur i plagosur nga breshëria e plumbave.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas përplasjeve mes dy fiseve në Klos dhe se autor është Besnik Mjeshtri.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat