Policia e Lucernit ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi tregtonin drogë.
Autoritetet bëjnë me dije se gjatë aksionit të arrestimit të tyre janë sekuestruar heroinë, kokainë dhe dhjetëra mijëra franga.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 22 dhe 28 vjeç, ndërkohë hetimet për këtë ngjarje po ndiqen nga prokuroria e Kriens.