Pas fjalimit kritik, Rama nxjerr fotot nga takimet në Këshillin e Evropës: Një ditë krejt e veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën

Shqipëria

Pas fjalimit kritik, Rama nxjerr fotot nga takimet në Këshillin e Evropës: Një ditë krejt e veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 08:58
Edi Rama

Një ditë pas fjalimit kritike të mbajtur në  Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama sot ka publikuar disa foto nga takimet e zhvilluara atje.

Kreu i qeverisë e ka nisur ditën me një fotoalbum, ndërsa thekson se dje ishte një ditë e vecantë për Shqipërinë dhe Kosovën.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, dje në Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që dje, Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Këshillit të Europës që të rrëzojë akuzat kundër Kosovës dhe të pranojë kërkesën e Shqipërisë për rihetim.

Me tone kritike, Rama i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës rrëzimin e rezolutës së një 11 viteve më parë, mbi bazën e së cilës u ngritën akuzat për trafikim të organeve njerëzore ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paraardhësit e përfaqësuesve të 46 vendeve anëtare në seancë kryeministri i akuzoi se miratimi i rezolutës së bazuar në raportin e Dicky Marty, në atë kohë anëtar i Asamblesë Parlamentare të KiE-së në 2011 ishte një dështim i politikës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

“Veprimet tuaja një dekadë më parë kanë shkaktuar në mirëbesim një prej dështimeve më monumentale të politikës ndërkombëtare, një shtrembërim i shëmtuar të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor, pikërisht duke vepruar për t’i mbështetur ato të dyja. Nuk jam këtu për të fajësuar paraardhësit tuaj, aspak. Jam këtu t’iu them që si rrjedhojë e vendimit të shkuar të këtij Këshilli, të kësaj Asambleje, bota e drejtësisë u kthye përmbys, viktimat e krimeve të tmerrshme të luftës u kthyen në kriminelë”, u shpreh Edi Rama. Viktima e parë e shtrembërimit të asaj që e quajti një lajm të rremë të ekzistencës së një shtëpie të verdhë në Mat ku bëhej trafikimi i organeve njerëzore, ishit ju, – tha Edi Rama, – dhe më pas ishudhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmendur specifikisht ish-Presidentin Hashim Thaçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat