Deputetët mblidhen dhe këtë të enjte në Kuvend, ku janë kërkuar dy interpelanca me ministret e qeverisë Rama.
Sipas njoftimit të Kuvendit, deputetja Ina Zhupa, ka kërkuar interpelancë me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro.
Ndërsa deputeti Nasip Naço ka kërkuar interpelancë me zv.kryeministren dhe ministren e Eneergjisë, Belinda Balluku.
Në këtë seancë nuk është depozituar asnjë projekt ligj për t’u miratuar.