Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila është paraqitur paraditen e sotme në zyrat e SPAK. Pas marrjes në pyetje nga Prokurorët, Hila është shprehur për gazetarët se ma dhënë shpjegime për një çështje nën hetim, në cilësinë e personit që ka dijeni.
“Dhashë shpjegime për një çështje nën hetim, në cilësinë e personit që kam dijeni”.
Por kjo nuk është hera e parë që deputeti shkon në instucionin e drejtësisë. Ai u paraqit në SPAK edhe në 21 shtator të këtij viti.
Kujtojmë që sot në SPAK u thirr edhe kryetari i bashkise se Vlorës Dritan Leli.
Sipas gazetares së Panorama, Nikoleta Kovaçi, Leli është paraqitur në ambietet e SPAK rreth orës 10 të paradites.
Kohët e fundit shume politikan janë thirrur nga SPAK per te dëshmuar per çështje te ndryshime qe janë ne hetim.