Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, pranë Urës së Lizës mbrëmjen e së enjtes.
Mësohet se një automjet ka marrë përpara një punonjës të pastrimit të rrugës.
Shoferi i automjetit dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.
Ndërkohë, i lënduari ndodhet në spital dhe policia është duke kryer hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.