Meta zbulon prioritetin e Partisë së Lirisë për zgjedhjet lokale, ja çfarë thotë për fjalimin e Ramës në KiE

Shqipëria

Meta zbulon prioritetin e Partisë së Lirisë për zgjedhjet lokale, ja çfarë thotë për fjalimin e Ramës në KiE

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 19:53
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e quajti një “blof” fjalimin e kryeministrit Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Sipas tij përmes këtij fjalimi dhe mesazheve aventureske Rama kërkon të largojë vëmendjen nga aferat e qeverisë dhe korrupsioni galopant.

Gjatë një konference për media këtë të premte, Meta shtoi gjithashtu se objektivi i Partisë së Lirisë në zgjedhjet lokale është rikthimi i opozitës në këshillat bashkiak si dhe fitorja e saj në shkallë kombëtare.

“Skanimi i gjithë këtyre problemeve që evidenton Raport Progresi tregon një devijim nga kursi i reformave që na afrojnë me Bashkimin Evropian dhe na drejtojnë drejt një vendi autokratik.

Bojkotimi i fundit në Strasburg ndaj kryeministrit ishte një mesazh i qartë se blofet dhe shfaqet teatrore që organizon duke cënuar edhe seriozitetin e institucioneve të rëndësishme europiane, nuk mund të mbulojnë kursin e tij aventuresk, që nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandalet ku është zhytur qeverisja. Ne nuk mbetemi vetëm në denoncimin e këtyre aferave dhe korrupsioni galopant, por do t’i japim fund kësaj keqqeverisjeje përmes të gjitha formave të angazhimit qytetar, por dhe përmes iniciativave ligjore dhe projekt-ligjeve në institucione.

Më 29 tetor përmbyllim Konventën e Partisë së Lirisë në mënyrë që të konstituohoen të gjitha forumet drejtuese. Paralelisht kemi nisur dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore, ku prioritet i japim rikthimit të opozitës në këshillat bashkiak, parlamentet lokale, ashtu sikurse do të kontribuojmë në një fitore të opozitës në shkallë kombëtare”, tha Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat