Albert Kaca, 32-vjeçari i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, rrezikon dënimin me 35-vite burg.
Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Lezhës, e cila dha në gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.
32-vjeçari Kaca akuzohet për vepren penale "Vrasje e kryer brenda rrethit familjar".
Sipas organit të akuzes është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij Ylli Mena.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 21 shtator 2019 në Ishull-Lezhë.
Ylli Mena teksa po lëvizte me biçikletë u përplas nga automjeti nën drejtimin e Albert Kacës dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.