I biri kandidoi për kryetar të PD-së në Lezhë, polici Kola pas shpërthimit me tritol: S’kam konflikte, ta zbardhë drejtësia

Shqipëria

I biri kandidoi për kryetar të PD-së në Lezhë, polici Kola pas shpërthimit me tritol: S’kam konflikte, ta zbardhë drejtësia

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 09:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Abc nga siguruar pamjet e para nga banesa e policit në Lezhë, ku shpërtheu një sasi tritoli.

Mësohet se lënda plasëse i është vendosur  banesës së policit Zef Kola rreth orës 02:00 pa mesnate.

Ky i fundit ka pretenduar se nuk ka konflikte me askënd dhe kërkon që drejtësia që zbardhë ngjarjen.

Djali i tij ishte kandidat kryetar të degës së PD-së kur u zhvilluan zgjedhjet para pak kohësh.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në videon e siguruar nga Abc shihet se është dëmtuar porta kryesore e banesës pas shpërthimit.

Policia njoftoi se në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat