Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi një vajzë e mitur, ka bërë kallëzim ndaj tij në Policinë e Tepelenës.
Vajza e re ka deklaruar për uniformat blu se ky person, e ka pëndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Njoftimi nga Policia Tepelenë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka pëndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.