Rama vë në siklet politikanen holandeze: Nuk duhet të kërkosh kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani

Shqipëria

Rama vë në siklet politikanen holandeze: Nuk duhet të kërkosh kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 12:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama kësaj here ka vënë në siklet politikanen holandeze Kati Piri, e cila po moderonte Kongresin e Partive Socialiste Europiane.

Edhe pse Rama mbajti një fjalim për gati  20 minuta, Piri u detyrua që ta ndërpriste, gjë që Ramës nuk i pëlqeu aspak dhe nuk hezitoi t’i thoshte 2 fjalë.
 
Kati Piri: Ja këtë urrej kur moderoj sepse ka vetëm 2 minuta.

Edi Rama: Nuk duhet të kërkosh asnjëherë kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani. Kurrë!

Kati Piri: Kam për të mësuar shumë nga ju.

Edi Rama: Ne vijmë nga një traditë ku flasim shumë dhe kam përshtypjen që Margaret Thatcher e kishte me ne kur tha: “Nëse doni të flisni, gjeni burra, nëse doni të ndreqni gjërat, bëjeni me gratë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat