“I çonte foto me varrin me lule”- Babai i Martin Çeço rrëfen bisedën e të birit me Tina Pajollarin natën e krimit dhe parandjenja

Shqipëria

“I çonte foto me varrin me lule”- Babai i Martin Çeço rrëfen bisedën e të birit me Tina Pajollarin natën e krimit dhe parandjenja

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Nevzat Çeço ka rrëfyer bisedën e fundit mes të birit dhe Tina Pajollarit, e cila u arrestua ditën e djeshme si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços.

Tina Pajollari, e cila kishte krijuar një lidhje të dyfishtë me viktimën dhe një nga autorët e dyshuar të krimit, Valter Mollaj, e kishte telefonuar të riun mbrëmjen e ngjarjes së rëndë.

Sipas babait të Martinit, 18-vjeçarja i kishte thënë “Të keqen motra, mos merr ti, por të marr unë në telefon”, duke i premtuar se do komunikonin sërish bashkë të nesërmen.

Nevzat Çeço, i cili kishte dëgjuar telefonatën mes dy të rinjve, e kishte parandjerë që diçka nuk shkonte dhe i kishte kërkuar të birit ta mbyllte si muhabet, por ky i fundit iu është drejtuar duke i thënë: “Rri babi ti se nuk di gjë”. 

Ndërsa tregoi se 18-vjeçarja i dërgonte foto të varrit me lule dhe mesazh “Kur dëgjoj zërin tënd më rrëqethet mishi”.

Nevzat Çeço: “Djali i shkruante, kjo i nxirrte varrin me lule e i çonte vjersha. Natën që ndodhi vrasja ajo i tha në telefon ‘hë tani u kujtove’. Mua nuk më erdhi mirë, se kishte natë ditë që e kërkonte Tinën, thoshte babi ose e marr unë atë ose s’ka. I thashë: “Mjaft bre djalë!”.Ajo i kishte dërguar mesazh: “Kur dëgjoj zërin tënd më rrëqethet mishi”. Po pse. Unë e kuptova. Ky thoshte e dua për dashnore, ky thoshte e dua për grua.

I thashë “do na fusësh në sherr por mjaft”. Mu drejtua: “Rri babai se nuk di gjë ti”. Isha në ankes dhe po bëja kafen. E dëgjova duke i thënë: “Hë mo ti, ke kaq kohë pse merr ne telefon”. Ky i tha: “Të erdha me byrekë e më refuzove”. “Më fal”, i tha. Djali iu drejtua: “Të fal 100 herë!”. Kjo iu drejtua: “Të keqen motra, mos merr ti, por të marr unë në telefon.”

Djali i tha: “Ke një gjë që thua ti”, kurse ajo iu përgjigj se “për shkak të nënës e babait, që të mos e marrin vesh, nesër në orën 10:00 do të të marr”. 

Ajo nuk i kërkoi të dilte jashtë atë natë. Tina ka gisht në vrasjen e djalit. Djali i ka dhënë 2,5 milionë lekë të vjetra Xhonit, ish kunatit të Tina Pajollarit. Ai më tha: “Babi Xhoni nuk po më flet, më bëri bllok në celular”.

Ia dha paratë, ia mori lekët. Edhe këtij fshatarit tonë 500 mijë. Lekët i ka paguar djali që Xhoni të hynte për mblesëri.

“Nuk më vjen mirë të keqen babai”, i thashë unë pas telefonatës. E kuptova ishte si punë tallje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat