Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Laç-Thumanë pranë Fushë Mamurrasit.
Dy automjete, njëri prej të cilëve ishte Fuoristradë janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas burimeve, mësohet se si pasojë e aksidentit, ka mbetur e lënduar rëndë një 50-vjeçare.
Ajo po dërgohet me autoambulancë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.