Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 33 vite burg për dy të arrestuar të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se të akuzuarit për trafikim droge janë Irfan Sula dhe Dëfrim Çela. Konkretisht SPAK ka kërkuar 18 vite burg për Irfan Sulën dhe 15 vite burg për Dëfrim Çelën.
Kujtojmë që personat në fjallë janë arrestuar gjatë operacionit “Kujtesa” të akuzuar si të përfshirë në një rrjet të trafikut të heroinës drejt Greqisë.
Të arrestuarit janë të dyshuar për “kryerjen e veprave penale “Trafikim narkotikëve” kryer me shumë se një here në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ata akuzohen po ashtu për krijim të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.